Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Nis Botërori i Klubeve, ja çfarë ndodhi në ndeshjen e parë

Nis Botërori i Klubeve, ja çfarë ndodhi në ndeshjen e parë

22:18, 12/12/2018

Botërori i Klubeve ka filluar menjëherë me emocione, që në ndeshjen e parë të zhvilluar mes Al Ain dhe Team Wellington.

Ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe bëri mrekullinë në këtë takim, duke përmbysur rezultatin  nga 3-0 në 3-3 dhe më pas të fitojë sfidën me anë të ruletës së penalltive.

Ekipi nga Zelanda e Re kaloi në avantazh fillimisht me anë të Mario Barcias në të 11-ën, dhe vetëm 4 minuta më pas, dyfishoi me anë të Aaron Clapham.

Në minutën e 44-t, Mario Ilich shënoi dhe golin e tretë për Team Wellington, me kualifikimin që dukej i vendosur.

Gjithsesi, Tsukasa Shiotani realizoi golin e shpresës për arabët pak përpara përfundimit të pjesës së parë, duke i dhënë shpresë Al Ain.

Në të 49-ën, Tongo Doumbia mposhti portierin e Wellington, Basalaj për të ngushtuar diferencën në 3-2.

Pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ishte Marcus Berg që me një goditje mjaft të bukur me kthesë barazoi rezultatin, duke çuar ndeshjen në pjesët shtesë.

Rezultati mbeti i pandryshuar, dhe u ndeshën 11 metërshat për të vendosur se kush do të kalonte më tej.

Portieri i Al Ain, Khalid Essa priti penalltinë e fundit të gjuajtur nga Justin Ellin, me skuadrën e tij që arriti një kualifikim në Botërorin e Klubeve. Në çerekfinale, klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të përballet me ekipin maroken, Esperance Tunis, që është kampione e Champions Leagues të Afrikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco