Spalletti ‘shpërthen’ keq: Fajin e ka PSV, ja çfarë më kërkoi zyrtari i UEFA-s!

Spalletti ‘shpërthen’ keq: Fajin e ka PSV, ja çfarë më kërkoi zyrtari i UEFA-s!

08:45, 12/12/2018

Interi jashtë Champions Leagues.

Kjo është kryefjala e ditës së sotme ndërsa trajneri i zilatërve, Luciano Spalletti është shfaqur i zhgënjyer në fund të ndeshjes.

 “Nuk arritëm që të ruanim qetësinë, edhe pse kishim mundësi ta bënim. U nervozuam dhe nisëm të humbisnim topat. Ata shpesh bënin kundërsulme dhe na rritën tensionin. Kjo të bën që të humbasësh përqendrimin. i dhamë mundësi të na sulmonin shumë dhe kjo ishte ajo që ndoshta bëri që të mos ishim më të saktë, edhe pse rreziqe konkrete nuk na shkaktuan. Aspekti psikologjik ndikoi shumë. Humbëm ekuilibrin”, tha fillimisht ai për ‘Sky sports”.

Barazimi i Tottenhamit neutralizoi “zjarrin” e Interit, që më pas u hodh në sulm në kërkim të golit të dytë.

“Si mund të mbash fshehur rezultatin tjetër? Publiku e di, ndihet kur gjërat nuk shkojnë mirë ose mirë. UEFA më kërkoi nëse doja të shkruhej rezultati i Tottenhamit dhe i thashë “po”, sepse mirë është që faktet të dihen dhe ajo që ndodh, kështu ke forcë për të reaguar”.

“Tensioni ndikoi shumë. i kënaqur nga Icardi, por luan e gjithë skuadra. Hidhërimi është i madh, shumë i madh. Por, ndodh. Do të doja të gjitha italianet që të kalonin, por ja që nuk ndodhi”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco