Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Vjen reagimi i parë nga Interi pas eliminimit në Champions

Vjen reagimi i parë nga Interi pas eliminimit në Champions

23:36, 11/12/2018

Interi ka bërë përsëri të papriturën e madhe në Ligën e Kampioneve, duke eliminuar veten nga turneu pasi nuk ka arritur të mundë PSV-në.

Një dështim i rëndë për zikaltrit dhe padyshim një zhgënjim për lojtarët të cilët prisnin të ishin protagonistë në këtë turne edhe në pjesën e dytë të sezonit.

“Ka shumë keqardhje dhe zhgënjim në këto momente. E kishim nisur shumë mirë, por pas golit të pësuar u bëmë shumë të ngutshëm”, komentoi Borja Valero pas ndeshjes.

“Ishim shumë pranë deri në fund. Kur e di që duhet të fitosh medoemos, bëhet edhe më e vështirë nga nguti për të shënuar menjëherë, por këtë ndeshje mund ta fitonim. E dinim që duhej të shënonim edhe golin e dytë. Nuk kishim fatin të zhbllokonim ndeshjen në fillim, ai gol i pësuar na rëndoi shumë dhe na kushtoi kualifikimin”, tha mesfushori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco