VIDEO/ Futbollisti i njohur braktis stërvitjen dhe merr pjesë në protestën e studentëve

VIDEO/ Futbollisti i njohur braktis stërvitjen dhe merr pjesë në protestën e studentëve

12:15, 11/12/2018

Kapiteni i Teutës, Tefik Osmani i është bashkuar protestës të studentëve, të cilët kërkojnë kushte më të mira në arsim duke parashtruar plotësimin e 8 pikave kyçe.

33-vjeçari ka postuar një video në “Facebook”, teksa shkruan se ka vendosur që të mos shkojë në stërvitje ditën e sotme, për të qenë në mbështetje të studentëve.

“Forca më e madhe (Ja vlen të mos shkosh në stërvitje dhe t’ju mbështetësh ju)”, ishin fjalët e mbrojtësit të Teutës në “Facebook”.

Studentët kanë qenë të qartë ata do të tërhiqen vetëm kur kreu i qeverisë të plotësojë listën e kërkesave të tyre.

Afati i fundit përpara se protesta të përshkallëzohet është ora 16:00 e pasdites së sotme. Ndërkohë që kreu i qeverisë Edi Rama i ka ftuar sërish para pak minutash studentët në dialog, duke thënë se kjo është e vetmja rrugë që çështja të zgjidhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco