Hidhet shorti, ja kundërshtarët e Shqipërisë në Europian, përballet me Kosovën

Hidhet shorti, ja kundërshtarët e Shqipërisë në Europian, përballet me Kosovën

10:13, 11/12/2018

Është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Europian për moshat U-21.

Përfaqësuesja e Shqipërisë U-21 ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Europian, shkruan SYRI.net.

Fati i goglave ka vendosur që kuqezinjtë e Shpresave të përballen me përfaqësuesen e Kosovës.

Shqipëria U-21 është në Grupin 3 , ku do të përballet me Kosovën, Anglinë, Austrinë,Turqinë dhe Andorrën.

Fituesit e secilit nga nëntë grupet do të kualifikohen automatikisht për në Kampionatin Europian. Ndërsa, kombëtaret, të cilat do pozicionohen në vendin e dytë, me rezultatet më të mira do të luajnë në "Play-off" për ta siguruar kualifikimin. 

Ndeshjet e rundit kualifikues:

18–20 mars 2019: Ndeshjet e javë së parë

3–11 qershor 2019: Ndeshjet e javë së dytë

2–10 shtator 2019: Ndeshjet e javë  së tretë

7–15 tetor 2019: Ndeshjet e javë së katërt

11–19 nëntor 2019: Ndeshjet e javë së pestë

23–31 mars 2020: Ndeshjet e javë së gjashtë

31 gusht–8 shtator 2020: Ndeshjet e javë së tetë

5–13 tetor 2020: Ndeshjet e javë së nëntë

Play-offs: 9–17 nëntor 2020

Kampionati Evropian U-21: qershor 2021

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco