Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ronaldo shtang të gjithë me deklaratën: Messi eja transferohu në Itali për tu...

Ronaldo shtang të gjithë me deklaratën: Messi eja transferohu në Itali për tu...

10:20, 10/12/2018

Cristiano Ronaldo ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit pasi e ka ftuar Lionel Messin që t’i bashkohet atij në Serie A.

Prej më shumë se 10 vitesh Ronaldo së bashku me Messin kanë sfiduar njëri-tjetrin dhe është e vështirë për ta bërë dallimin e më të mirit, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, në kombëtare, ndërsa ai ende është në Spanjë. Ndoshta ka nevojë për më shumë”, ka thënë Ronaldo për Messin.

Pavarësisht viteve, Ronaldo e fton Messin për tu transferuar në Serie A dhe të pranojë sërish sfidën.

“Për mua, jeta është një sfidë, e pëlqej dhe më pëlqen që t’i bëj njerëzit e lumtur. Do të doja që një ditë Leo të vijë në Itali. Si unë dhe ta pranojë sfidën”, vijoi ai.

“Sidoqoftë, nëse ai është i lumtur atje, e respektoj atë. Ai është një lojtar fantastik, lojtar shumë i mirë por mua nuk më mungon asgjë këtu. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur”, përfundoi ai.

Kujtojmë që gjatë merkatos së verës Ronaldo u largua nga Real Madridi për tu transferuar tek Juventusi që derdhi në arkat e "galaktikëve" plot 112 milionë euro.

Syri.net/ Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco