‘Qanim me dënesë në avion, ishim të bindur se do të përplaseshim'

‘Qanim me dënesë në avion, ishim të bindur se do të përplaseshim'

13:33, 09/12/2018

Për lojtarët që luajnë në nivele të larta udhëtimet me avion janë të shpeshta dhe gradualisht mësohen me fluturimet si brenda të njëjtit shtet ashtu dhe me transferta të gjata, drejt vendeve të tjera. Ndonjëherë udhëtimet janë edhe në qytete apo vende pak të njohura, ndërkohë që historia na ka mësuar se ndodhin edhe tragjedi ajrore që prekin skuadrat e futbollit.

Rio Ferdinand, një nga legjendat e Manchester United, ka rrëfyer se një tragjedi e tillë po prekte edhe kombëtaren angleze në vitin 2006. Ai rrëfen se ata që ishin në bord të atij avionic nuk kanë për ta harruar atë ngjarje…

Kombëtarja e “3 luanëve” po kthehej në vendlindje pas Botërorit gjerman, ndërkohë që anglezët sapo ishin eliminuar nga Portugalia. Në teori bëhej fjalë për një udhëtim të shkurtër dhe komod, por në fakt ai udhëtim u kthye në një makth. “Udhëtimi me avion ndodhi në një kohë të keqe dhe menduam se do të vdisnim të gjithë në atë udhëtim, në një tragjedi ajrore. Qanim me dënesë. Unë isha ulur afër Rooney dhe Gerrard, bashkë me gratë e tyre, që qanin dhe ulërinin pa mbarim”, rrëfen Rio Ferdinand. “Avioni kishte shumë tronditje për shkak të kohës së keqe, hapeshin dyert e kabinës së bagazheve mbi kokat tona dhe ato na fluturonin nëpër avion, duke na goditur. Nuk po merrnim vesh se çfarë po ndodhte. Një tmerr. Edhe unë apo Beckham me Lampard, që ishim mësuar me udhëtime të tilla u trembëm”, thotë Ferdinand.

“Po, nuk e mohoj që mendova se ky ishte fundi edhe për mua. Kjo gjë ndodhi kur pashë në fytyrë stjuardesën dhe aty kuptova se sa e rëndë ishte situata. Ato qëndronin të ulura në vendin e tyre, ishin kthyer në gur, pasi nuk lëviznin dhe luteshin. Në ato moment thashë me vete “e hëngrëm”. Por, na deshi Zoti dhe fati na ndihmoi të mbërrinim gjallë në Angli pas atij udhëtimi mes ferrit. Nuk e di se si, por prekëm tokë”, thotë Rio Ferdinand.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco