Bernabeu pret finale e shekullit

Bernabeu pret finale e shekullit

10:12, 09/12/2018

Pas një kaosi që dukej se nuk do të kishte fund, duket se të dielën në në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e kthimit e finales së Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors. Një takim që do të zhvillohet në tokë europiane, në “Santiago Bernabeu”.

Pasi ndeshja e parë, e luajtur në “Bombonera”, u mbyll në barazim 2-2, sfida e kthimit e një prej finaleve më të mëdha në historinë e futbollit duhej të zhvillohej dy javë më mbrapa, por u shty dhe më pas u zhvendos në Madrid, pas sulmit të tifozëve të River ndaj autobusit të Boca-s, që po shkonte drejt “Monumental”.

Edhe pse mund të thuhet shumë mbi vendimin e CONMEBOL për ta zhvendosur takimin jashtë Amerikës së Jugut, ka një ndeshje futbolli që duhet luajtur dhe, teksa sfida ka humbur padyshim magjinë e saj, të dy skuadrat do të jenë të dëshpëruara për të marrë fitoren. Për shkak së ndeshja do të luhet në Madrid përballë të dy tifozerice, River ka humbur avantazhin e fushës.

“Los Millonarios” dukeshin favorit për të siguruar trofeun në shtëpi, por idiotësia e një grupi të vogël tifozësh mund të ketë pasoja shumë të rënda për bardhekuqtë. Pavarësisht nga kjo, lojtarët e Marcelo Gallardo-s nuk duhet të jenë shumë optimistë, duke parë se kanë humbur vetëm një ndeshje deri tani në këtë kompeticion.

Boca Juniors, nga ana tjetër, edhe pse nuk ka marrë fitoren në tavolinë që ka kërkuar, ka përfituar shumë nga zhvendosja e takimit në Madrid. Pavarësisht dy titujve të fituar në dy sezonet e fundit, tifozët e verdhebluve nuk e kanë parë skuadrën e tyre të triumfojë në Kupën e Libertadores që nga 2007-a.

Gjithsesi, “Xeneize”-s do të kenë mundësinë ta shlyejnë këtë gabim këtë të diel në mbrëmje. Në fund, pavarësisht nga rezultati përfundimtar, kjo finale do të mbahet mend për të gjitha arsyet e gabuara. Megjithatë, nëse ndeshja e parë ka qenë vetëm një antipastë, ka shumë mundësi që të jemi dëshmitarë të një finaleje spektakolare.

Statistika

– Këto dy skuadra janë përballur 4 herë në 2018-ën, në ndeshje zyrtare dhe jo, dhe River nuk ka pësuar asnjë humbje në  këto takime, duke fituar 3 sfida.

– Të dy skuadrat kanë shënuar në 4 nga 5 ndeshjet e fundit të luajtura nga River; duke përfshirë edhe tri të fundit.

– 4 gola janë shënuar mesatarisht në 3 takimet e fundit të luajtura nga River.

– Të dy ekipet kanë shënuar në 4 nga 6 ndeshjet e fundit të luajtura nga Boca.

– Boca Juniors ka shënuar të paktën një gol në 7 ndeshjet e fundit./TS/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco