Gafa e UEFA-s, ja çfarë bën me Ronaldon

Gafa e UEFA-s, ja çfarë bën me Ronaldon

11:19, 08/12/2018

UEFA ka publikuar një status në Twitter ku pyuet ndjeksit e saj që të japin vlerësimet e tyre për numrin ‘7’ më të mirë duke qenë se data dje ka qenë 7 dhjetor.

Por, ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e Cristiano Ronaldos në këtë listë.

Kjo gjë nuk u ka shpëtuar komentuesve.

“Sot është 7 dhjetori, cili është numri juaj 7 i preferuar në këtë sezon?”. Opsionet kanë qenë gjashtë: Coutinho, Mbappé, Griezmann, Mariano Diaz, Sterling dhe Ribery. Vlerësimi bëhej duke dhënë një votë nga 1 në 6. Rezultati?

Një lumë imazhesh të Cristiano Ronaldo-s. CR…7 që feston. CR7 që qesh. CR7 që ngërdheshet. CR7 që shënon. Duhet pranuar, kjo ka qenë një gafë e vërtetë nga ana e UEFA-s. Mes numrave 7 më të mirë të viti mungon fenomeni i Juventus, i cili është përjashtuar pa shpjegim, por ka qenë i pranishëm në mbi 200 komentet e bëra nga përdoruesit e Twitter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco