Shikoni ndryshimin e LA Lakers pas ardhjes së 'mbretit'

Shikoni ndryshimin e LA Lakers pas ardhjes së 'mbretit'

02:24, 08/12/2018

Kalimi i LeBron James nga Cleveland Cavaliers tek LA Lakers ka qenë ngjarja më e komentuar në fazën para sezonale të NBA.

U fol për ditë të tëra për kalimin e mbretit tek Lakers. Normalisht me të ardhur ai basketbollistët e Lakers kishin një lider te ri dhe që e donin.

Ardhja e LeBron James ka përmirësuar ndjeshëm statistikat e skuadrës.

Në sezonin e kaluar, skuadra e Lakers kishte arritur fitoren e 15-të vetëm pas 42 ndeshjeve të zhvilluara.

Këtë sezon, të udhëhequr nga “mbreti James”, Lakers kanë regjistruar fitoren e 15-të qysh në ndeshjen e 24-të të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco