Juventus barazon rekordin e madh të PSG-së

Juventus barazon rekordin e madh të PSG-së

23:39, 07/12/2018

Juventusi e ka mposhtur Interin me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” ka barazuar rekordin e vendosur nga Paris Saint Germain për startin më të mirë në 5 ligat evropiane.

Paris Saint Germain ka grumbulluar 43 pikë në 15 raundet e para, ndërsa ditën e sotme skuadra e Allegrit e barazoi këtë rekord.

“Zonja e vjetër” ka fituar të gjitha ndeshjet përveç një barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Genoas.

Edhe skuadra franceze këtë rekord e ka vendosur këtë sezon, nën urdhrat e trajnerit gjerman Thomas Tuchel.

Mbetet të shihet se cila skuadër do të ketë vazhdimësi më të mirë gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco