Lojtari i Barçës i frikëson katalanasit: Mund të largohem në janar

Lojtari i Barçës i frikëson katalanasit: Mund të largohem në janar

21:45, 07/12/2018

Mesfushori 24-vjeçar i Barcelonës, Denis Suarez nuk ka luajtur ende asnjë minutë në kampionat me skuadrën katalane dhe për këtë arsye ka lënë të hapur mundësinë e një largimi në muajin janar.

Futbollisti luajti titullar në ndeshjen e Kupës së Mbretit përballë Leonesës, sfidë në të cilën shënoi edhe dy gola, duke treguar se gëzon një formë mjaft të mirë.

“Po shikoj të ardhmen për të luajtur sa më shumë minuta”, tha ai për mediat spanjolle.

Për Denis Suarez interesohen disa skuadra nga Premier League, por edhe kampionati italian, të tilla si Chelsea dhe Roma.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco