Armando Cungu pas fitores: Është një moment i mirë që po kalon Kukësi

Armando Cungu pas fitores: Është një moment i mirë që po kalon Kukësi

17:50, 07/12/2018

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu foli i lumtur pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut.

Në një intervistë për “Supersportin”, Cungu nuk kurseu elozhet për lojtarët e skuadrës verilindore.

"Do shohim kush do rikthehet. Është shumë para kohe për të thënë si do luajë Kukësi. Është një moment i mirë. Duhet të vlerësojmë shpirtin dhe karakterin e këtyre çunave që deri në këto momente po bëjnë mirë", tha ai.

Aktivizimi i Rexhinaldos, duket sikur nuk ka shumë dëshirë, për të dhënë maksimumin, çfarë ka ndodhur?

Një lëvizje jo e menduar mirë. Mund të dilte para portierit. Ka pasur shqetësimet e veta këtë javë. Kjo është arsyeja pse nuk e përfshiva në formacion. Shpehar konsumoi shumë energji. Ishte e domosdoshme futja e një lojtari që presonte.

Merkato? 

"Kemi hasur vështirë por ekipi po luan mirë. E rëndësishme është që ekipi po luan mirë. Pak rëndësi ka nëse gabon portieri kundërshtar, apo është merita e jona. Për sa i përket presionit të kundërshtarëve, po mundohemi të bëjmë punën tonë, nuk ka rëndësi çfarë do të ndodhi mbas shumë javësh. Konkurrenca të ndihmon për të vazhduar përpara. Gjithmonë kam qenë partizan i lëvizjeve të pakta. Lëvizjet duhet të jenë shumë të kujdesshme. Vuajmë për të shënuar golin, shpërdorojmë shumë", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco