Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Shehi i dëshpëruar pas ndeshjes: Ja përse po humb Skënderbeu

Shehi i dëshpëruar pas ndeshjes: Ja përse po humb Skënderbeu

17:21, 07/12/2018

Pas ndeshjes, trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi është shprehur i mërzitur për humbjen 1-0 ndaj Kukësit.

Në një intervistë për mikrofonin e “Supersportit”, ish-portieri i skuadrës korçare tha se skuadra duhet të punojë për tu rikthyer sërish tek fitorja.

"Të dhemb, sepse është një humbje që mund ta evitonim. Nuk është se e pësuam nga trysnia e kundërshtarit. Është humbje që dhemb dhe vjen në një moment jo të mirë.

Për herë të parë në këtë kampionat vijmë pas 3 ndeshjes pa rezultat pozitiv. Jemi skuadër komplet ndryshe nga vitet e tjera. Futbolli i tillë është. Na dhemb sot por duhet të punojmë që të qeshim nesër", tha ai.

Por kur u pyet për vazhdimësinë e kësaj situate, Shehi u përgjigj:

"Është një situatë jo e mirë dhe ne për këtë unë personalisht kisha menduar që ta lija skuadrën pushim, kam menduar që skuadra të jetë pasnesër në Korçë, për të qenë bashkë dhe jo për ta bërë dramatike. Njeriu duhet të qeshi dhe të qajë me masën. Duhet të punojmë dhe jo të mërzitemi më shumë seç duhet duke humbur masën, fillojmë të hyjmë në humbjen e besimit. Dhimbjen do ta kthejmë në forcë", vijoi ai.

Ndërhyrja e portierit ndaj Ethemit? Çfarë mendimi keni?

Sigurisht që është një moment i evitueshëm. Por në momentin e parë, duke qenë se kam qenë edhe vet ne ata pozicion e humbet toruan kur kundërshtari në presion, dhe nuk bën ndërhyrje dhe gabon. Kjo ndodh, i ka ndodhur Aldos. Nuk duhet ta kryqëzojmë Aldon, por duhet t’i japi kurajo. Për mendimin tim Aldo është portieri më i mirë në Shqipëri.

Mu duk e lehtë fitorja e Kukësit dhe sa i kënaqur je me sulmin?

Kjo i shkon edhe asaj që thash më parë. Na dhemb shumë, humbëm një ndeshje që nuk duhet ta humbnim. Për sa i përket sulmit, them që pres më shumë nga i gjithë reparti. Ndoshta e gjithë pjesa para që janë të rinj ndoshta ndjehen në presion dhe nuk janë mësuar akoma me qenë edhe në presion të rezultatit. Duke parë që edhe objektivat pas fazës së parë ndryshuan dhe ndoshta nuk janë të pjekur për të mbajtur presionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco