Marotta shmangu prezantimin tek Interi para derbit me Juven

Marotta shmangu prezantimin tek Interi para derbit me Juven

11:09, 07/12/2018

Zbulohet arsyeja se përse Beppe Marotta nuk do të prezantohet si drejtues i ri i Interit para derbit të Italisë.

Madje ish-juventini nuk do të jetë as në stadium për ndeshjen më të madhe të kësaj jave në Serinë A.

Pas 8 viteve në kupolën drejtuese bardhezi, ku ka fituar thuajse gjithçka, për hir të së kaluarës së tij dhe respektit për tifozët nuk e ka parë të arsyeshme që të debutojë si zikaltër pikërisht në “Allianz Stadium”.

Beppe Marotta sonte do ta ndjekë ndeshjen nga televizori, por sigurisht me të gjitha efektet si administrator i deleguar i Interit.

E zeza mbi të bardhë me Steven Zhang është hedhur dhe nga 1 dhjetori është i punësuar tek Interi.

Prezantimi zyrtar pritet të ndodhë pas përfundimit të fazës së grupeve të Championsit.

Takimi i fundit dhe vendimtar do të luhet në “San Siro” kundër PSV-së.

Më 13 dhjetor do të ndodhë marrja formale e detyrës së të plotfuqishmit tek Interi.     

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco