VIDEO/ Shihni çfarë bëjnë tifozët kur Luka Modric del nga stadiumi

VIDEO/ Shihni çfarë bëjnë tifozët kur Luka Modric del nga stadiumi

10:46, 07/12/2018

Luka Modric është parë për herë të parë në “Santiago Bernabeu” pas fitimit të Topit të Artë të hënën e kësaj jave.

Mesfushori kroat ka ndjekur nga afër ndeshjen që Real Madridi e fitoi 6-1 ndaj Melilla në Kupën e Mbretit.

33-vjeçari, tashmë më i miri në botë sipas “France Football”, ishte lënë jashtë listës për këtë ndeshje nga trajneri Santiago Solari, që kishte vendosur t’u jepte më shumë hapësirë lojtarëve të rinj.

Pas ndeshjes, kur Modric po largohej nga stadiumi, shumë tifozë ishin mbledhur jashtë për ta pritur e për ta përgëzuar për fitimin e “Topit të Artë”.

                                                      

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco