Besnik Hasit s’po i ecën në Arabi, Shqipëria e pret

Besnik Hasit s’po i ecën në Arabi, Shqipëria e pret

09:47, 07/12/2018

Aventura e Besnik Hasit në Arabinë Saudite mund të shkojë shumë shpejt drejt fundit jo edhe aq të lumtur.

Trajneri shqiptar nuk po arrin të mbajë Al Raed afër kreut të klasifikimit, siç parashikohej kur ai mori drejtimin dhe vetëm 11 pikë pas 10 ndeshjeve të para janë shumë pak për drejtuesit e klubit.

Edhe pse Hasi ka në dispozicion lojtarë të kalibrit të Ferhan Hasanit apo Ismail Bangura, ekip i tij deri tani ka qenë shumë larg pritshmërisë, me vetëm 3 fitore, 2 barazime e 5 humbje.

Si rrjedhojë, që tani kanë filluar zërat për një shkarkim pa u mbyllur viti 2018 të teknikut i cili në qershor nënshkroi me Al Raed.

Megjithatë, në Greqi nuk e shohin këtë si një lajm edhe aq të keq për Hasin.

Mediat greke bëjnë të ditur se Hasi nuk do të vononte të gjente punë, pasi është piketuar nga FSHF si pasardhësi i Christian Panuccit në stolin e Kombëtares shqiptare.

“Situata e tij po monitorohet me interes nga Shqipëria, pasi ata e vlerësojnë si emrin e përshtatshëm për të zëvendësuar Christian Panuccin”, shkruan “Sportime.gr”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco