Ndryshimi i madh, si nisi rënia e De Geas

Ndryshimi i madh, si nisi rënia e De Geas

02:42, 07/12/2018

David De Gea konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë dhe shpesh ka qenë kandidaturë serioze për të filuar dorezën e artë.

Por ky sezon nuk ka nisur edhe aq mirë për portierin spanjoll.

Gjërat filluan të shkojnë keq për De Gea qysh me fillimin e kampionatit Botëror në Rusia 2018.

Deri në këtë pikë të sezonit, krahasuar me të kaluarin, spanjolli duket se është larg formës së tij dhe larg epitetit prej më të mirit në botë.

Në 15 ndeshje në edicionin 2017/2018, De Gea kishte pësuar vetëm nëntë gola, shkruan “talkSPORT”.

Në këtë sezon, në po aq ndeshje, portieri i Manchester United ka pësuar plot 25 here. Madje edhe në ndeshjen e fundit ajo mes United-Arsenal e cila përfundoi në barazim 2-2, De Gea gaboi në golin e parë të shënuar nga Mustafi.

Kjo statistikë tregon se spanjolli është në rënie të madhe, por edhe skuadra e tij nuk është në formën më të mirë të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco