Trajneri i Baselit flet për situatën e vështirë: Më vjen keq për Xhakën

Trajneri i Baselit flet për situatën e vështirë: Më vjen keq për Xhakën

20:56, 06/12/2018

Taulant Xhaka nuk po kalon një moment të mirë te skuadra e Bazelit dhe këtë e kanë treguar qartë dhe mungesa e rezultateve.

Këtë gjë e ka vënë re edhe vetë trajneri i skuadrës së Bazelit, Marsel Koler i cili është shprehur për mediat zvicerane.

“Më vjen keq për disa lojtarë, por në veçanti për Xhakën. Na është dashur ta aktivizojmë në qendër të mbrojtjes, si mesfushor para mbrojtjes dhe si numër 8, një gjë që është shumë negative për futbollistët në përgjithësi. Nëse një lojtar nuk ka një rol të vendosur dhe do e dijë ku do të luajë, nuk mund të prisni paraqitje pozitive. Jo vetëm Xhaka, e njëjta gjë po ndodh edhe me Fabian Frej”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco