Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Allegri vlerëson Interin: Do jetë si përballje Championsi

Allegri vlerëson Interin: Do jetë si përballje Championsi

15:33, 06/12/2018

Të premten në mbrëmje (nesër) do të luhet supersfida e javës në Itali, midis Juventusit dhe Interit ku pritet që të na dhurojë mjaft spektakël.

Trajneri i bardhezinjve, Maksimiliano Alegri, ia ka frikën zikaltërve dhe këtë e ka shprehur me deklaratat e tij para ndeshjes.

“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme, është derbi italian. Duke parë tabelën e Serie A, janë dy ekipe që së bashku me Milanin, kanë bërë histori në futbollin italian. Është një ndeshje e rëndësishme, si nga ana emocionale, teknike edhe taktike duhet të jemi të përgatitur. Loja është si një përballje Champions League, duhet të përgatitesh”, theksoi Allegri.

“Ne do të përballemi me një ekip që është rritur shumë si nga ana e vetëvlerësimit ashtu edhe në rezultate. Së bashku me Napolin, ata janë rivalët kryesorë të Juventusit për momentin. Ne duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë shumë të qetë. Juve s’ka mbaruar punë me kampionatin. Duhen fitore se kemi rrugë të gjatë përpara”, përfundoi trajneri i “Zonjës së Vjetër”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco