Spalletti konfirmon 2 mungesat për sfidën me Juventusin

Spalletti konfirmon 2 mungesat për sfidën me Juventusin

15:05, 06/12/2018

Do të luhet ditën e premte superndeshja e javës së 15-të të kampionatit italian midis Juventusit dhe Interit, një sfidë që njihet ndryshe edhe si derbi i Italisë.

Një ndeshje që do të vendosë përballë njëri-tjetrit dy strategë të futbollit italian, Maksimilano Allegrin dhe Luciano Spallettin.

Duket se Juventusi nuk njeh asnjë pengesë në këtë sezon, por nga ana tjetër Spalletti ka treguar se Interi nuk do të heqë kurrë dorë nga objektivat e saj.

Ndërsa për këtë sfidë ka folur edhe trajneri i zikaltërve, Luciano Spalletti, i cili u shpreh: “Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të marrim rezultatin që duam. Juventusi ka forcë dhe mentalitet brenda lojtarëve. Nuk do të hyjmë në këtë ndeshje për t’u munduar që të ndalim Juventusin, por për të bërë një ndeshje të madhe dhe për të parë rrugëtimin tonë për të ardhmen”.

Më pas tekniku i zikaltërve thekson: “Nuk është vetëm Ronaldo te Juventusi, por edhe Chiellini është një lojtar fenomenal. Mjafton të shohësh vetë, pesë minutat e fundit kundër SPAL”.

Në lidhje me mungesat, Spalletti konfirmon: “Nainggolan dhe D’Albert do të jenë jashtë, pasi nuk mund të riaftësohen për nesër. Kanë nevojë për kohë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco