Portieri i PSG-së nuk firmos për rinovimin e kontratës

Portieri i PSG-së nuk firmos për rinovimin e kontratës

13:15, 05/12/2018

Dukej një formalitet, por Paris Saint Germain dhe portieri Alphonse Areola nuk po gjejnë një pikë të përbashkët për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre.

Kontrata aktuale e portierit përfundon në qershor të vitit 2019 dhe klubi francez tashmë rrezikon ta humbasë atë me parametër zero.

Që në verë, 25-vjeçarit nuk i pëlqeu lëvizja e klubit për të afruar një portier si Gianluigi Buffon, e megjithatë, me kalimin e kohës, situata mes tij dhe drejtuesve u qetësua dhe kur çdo gjë dukej gati për të hedhur firmën mbi kontratën e re, papritur bisedimet u bllokuan.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja që mban larg firmën e portierit kampion bote me Francën, por për momentin duket se PSG në verë do të përballet me një surprizë jo të këndshme, duke humbur një talent sa i përket portës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco