Etrit Berisha e pranon: Gabova te goli

Etrit Berisha e pranon: Gabova te goli

12:54, 05/12/2018

Etrit Berisha ka arritur të bindë teknikun Gasperini dhe po luan rregullisht në kampionatin italian me Atalantën, duke bërë paraqitje të mira, pavarësisht se në takimin e fundit ndaj Napolit, ai gaboi në daljen e tij.

Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë gardiani shqiptar në një prononcim për “Tutto Atalanta”.

Portieri i Kombëtares, u shpreh se dalja e tij pak më para, bëri që Milik të shënonte një gol të bukur.

Megjithatë, gardiani kuqezi është i bindur se skuadra e Atalantës do të dijë të reagojë ndaj Udineses.

“Si me Golinin, ashtu edhe me Rosin, marrëdhënia jonë është shumë e mirë dhe konkurrenca na bën mirë, është një motiv më shumë për ne. Detyra jonë është që të bëjmë mirë gjatë javës dhe më pas, është tekniku Gasperini ai që vendos se kush luan”, thekson Berisha.

“Nuk është se kishte shumë diferenca në fushë me Napolin, por ndryshoi rrjedha e lojës. Goditja e Milik ishte nga një kënd i vështirë, por unë kisha dalë një hap para dhe nuk mund të reagoja, duke lënë kështu Milikun të shënojë një gol të bukur. Tani na pret ndeshja me Udinesen dhe duhet të reagojmë, duke marrë pikët e radhës dhe duke bindur me lojë”, tha portieri i Atalantës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco