Manchester City vendos rekordin shekullor në Angli

Manchester City vendos rekordin shekullor në Angli

10:15, 05/12/2018

Manchester City vazhdon të “fluturojë”. Me fitoren e së martës, 2-1 ndaj Watford, e sheh veten me pesë pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt, në krye të renditjes së Premier League.

Leroy Sane dhe Riyad Mahrez ishin autorët e dy golave për skuadrën e Pep Guardiolës.

“Qytetarët” janë të pamposhtur deri tani pas 15 ndeshjeve në kampionat, ku kanë marrë 13 fitore dhe vetëm 2 barazime.

Dhe skuadra e Guardiolës po spikat me stilin e vet të lojës, duke shënuar 45 herë këtë sezon, ndërsa ka pësuar vetëm 7 gola.

Golavarazhi +38 nuk është rekord në Premier League, por është më i miri i çdo ekipi aty në 125 vitet e fundit.

Ju duhet të ktheheni shumë pas në kohë, për të gjetur ekipin e fundit me një golaverazh kaq të mirë; pikërisht në sezonin 1892-1893.

Asokohe, Sunderland regjistroi golavarazhin +39, përmes 15 ndeshjeve kampionat.

Tashmë, Manchester City kthehet në veprim të shtunën, me një përballje kundër Chelseat të vendit të tretë, që është 10 pikë mbas kampionëve në fuqi, por mund ta ngushtojë hendekun me një fitore ndaj Wolves, të mërkurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco