Allegri: ‘Topi i Artë’ do ta motivojë më shumë Ronaldon

Allegri: ‘Topi i Artë’ do ta motivojë më shumë Ronaldon

09:30, 05/12/2018

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ylli i skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo, do të ndihet i motivuar edhe më shumë pasi nuk e fitoi “Topin e Artë” këtë vit, por çmimi i shkoi Luka Modricit.

Pasi përfundoi në vendin e dytë në votimet e këtij viti për “Topin e Artë”, Ronaldo do të jetë edhe më i motivuar që t’i dëshmojë aftësitë e tij në fushë. Të paktën, këtë gjë e pret trajneri i tij.

“Është shumë keq, Ronaldo e meritoi ‘Topin e Artë’ me Real Madridin, pa asnjë dyshim. Triumfi i Modricit do të jetë shumë motivues për të, ai do të kërkojë të bëjë edhe më shumë për ta fituar për të gjashtën herë ‘Topin e Artë’ me Juventusin vitin tjetër”, ka thënë Allegri.

“Cristiano Ronaldo është një motivim për të gjithë futbollistët. Edhe me sukseset e tij në moshën 33-vjeçare, ai ende përqendrohet në çdo detaj. Talenti i tij nuk është e vetmja arsye pse ai është në këtë nivel. Ai është një djalosh shumë i pëlqyeshëm dhe iu ka përshtatur këtij grupi shumë mirë. Ai e ka ngritur nivelin e profesionalizmit, gjë që gjithmonë ka qenë pjesë e madhe e Juventusit”, deklaroi trajneri i bardhezinjve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco