Skriniar ka mision in e vështirë; të ndalojë Cristiano Ronaldon

Skriniar ka mision in e vështirë; të ndalojë Cristiano Ronaldon

08:55, 05/12/2018

Milan Skriniar është shndërruar në një lider të prapavijës së Interit, teksa nga java në javë ofron siguri gjithnjë e më të lartë para portës së Handanovic.

Qendërmbrojtësi sllovak ka dhënë një intervistë për mediat pranë klubit zikaltër, ku ka komentuar momentin me skuadrën e Interit, por edhe zërat e merkatos.

Cilët janë 3 mbrojtësit më të fortë të Serisë A, përveç lojtarëve të Interit?

Chiellini, Koulibaly dhe Bonucci ose Manolas.

Të premten Juventus-Inter…

Është një sfidë e vështirë, por ne jemi Interi dhe mund të kishim fituar edhe në Romë. Tani do të përqendrohemi te transferta ndaj Juves, ku do të kërkojmë maksimumin. Janë një skuadër e fortë, që kanë fituar thuajse të gjitha takimet, por ne do të provojmë të bëjmë lojën tonë.

Si do ta ndalni Ronaldon?

Është një sulmues shumë i fortë dhe këtë nuk më takon mua ta them. Gjithsesi nuk do të përqendrohemi vetëm tek ai, pasi Juventusi ka edhe lojtarë të tjerë, që mund të vendosin sfida të tilla.

Çfarë ndjen kur mëson se për ty interesohet Barcelona?

Ndihem mirë sepse do të thotë që unë po punoj mirë dhe puna ime po bie në sy të klubeve të tjera. Gjithsesi tifozët e Interit mund të rrinë të qetë, pasi zikaltrit janë tashmë një klub i madh dhe nuk kam arsye të ndërroj ambient.

A ndihesh tashmë pjesë e mbrojtësve më të mirë në botë?

Nuk ka rëndësi si ndihem unë, por çfarë mendojnë tifozët, shokët dhe trajneri. Unë vetë mendoj se kam shumë hapësira për t’u përmirësuar dhe ndjej se me punë mund të bëj shumë më mirë se kaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco