Duka sqaron çështjen e stadiumit: Qeveria nuk ka dhënë asnjë kontribut financiar

Duka sqaron çështjen e stadiumit: Qeveria nuk ka dhënë asnjë kontribut financiar

08:11, 05/12/2018

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë në “Ora News” foli për stadiumin e ri që po ndërtohet, duke deklaruar se Qeveria nuk ka kontribut financiar.

“Për stadiumin kemi planifikuar një buxhet dhe buxheti i financuar është vetëm i donatorëve të FSHF-së, nëpërmjet projekteve të UEFA-s. Qeveria nuk ka asnjë kontribut financiar. Rimbursimi i TVSH-së është e zeza mbi të bardhë që duhet të bëhet. Kjo na cenon”, tha kreu i FSHF-së.

Më tej Duka sqaroi: “Arsye nuk ka. Sebepi është absurd. Kemi aplikuar një javë më vonë. Në rregull le të rimbursohet një javë më pas. Besoj se kemi ekspertë të mirë që e argumentojnë se na takon. Në fund të fundit e pengon përfundimin. Më shumë më duket një i vogël që luan në komisionet e financave apo në komisionet e ekonomisë. Nuk mund të them që është vullneti i qeverisë apo i kryeministrit”.

Punimet – “Grafiku ka qenë normal. Punimet kanë qenë sipas parashikimeve. Jemi në vështirësinë në dorën e fundit për të përfunduar projektin. Do të jetë vërtetë stadium i bukur. Nga stadiumi nuk shihet kulla. Nëse nuk do të ketë pengesa të tjera, në 2019 do të luajmë aty”.

Emri – “Ai është një stadium i ri që nuk ka as emër. As “Arena Kombëtare” dhe as “Qemal Stafa”. Është kompani më vete, me bashkëpronarë FSHF-në dhe Qeverinë. Qeveria nuk ka dhënë ende kontributet. Gjermania thotë “Allianz Arena”, për arsye komerciale. Ne duhet ta komercializojmë. Pse jo. Në 7 dhjetor është data e fundit duhet ta deklarojmë stadiumin se ku do të luhet. Do të bëjmë të gjithë përpjekjet për ta arritur 22 marsin që duket e vështirë. Uroj që ta përfundojmë, por zyrtarisht do ta përcaktojmë shpejt. Tiranën nuk mund ta caktojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Daj Jaku05/12/2018 11:03

Qeveria nuk ka dhënë asnjë kontribut financiar, keyeqeveritari ka marrë një goxha kontribut për Lindën dhe për Zahon, jo për vete. Taksa e njohur e kryetarit.

Shto koment

Denonco