Manchester City nuk njeh kundërshtar, ‘viktima’ e radhës Watford

Manchester City nuk njeh kundërshtar, ‘viktima’ e radhës Watford

22:59, 04/12/2018

Manchester City ka vijuar me fitore rrugëtimin në Premier League.

Të besuarit e Guardiolës fituan me rezultatin 2-1 në transfertë përballë Watford në ndeshjen e javës së 15-të në kampionatin elitar anglez.

Fillimisht në minutën e 40’ ishte Sane ai i cili shënoi golin e avantazhit me të cilën u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës “qytetarët” ishin më kërkues dhe goli vjen me anë të Mahrez i cili në minutën e 53’ dyfishon shifrat.

5 minuta nga fundi, vendasit realizojnë me anë të mesfushorit Abdoulaye Doucoure që ngushtoi diferencën në 1-2.

Der në fund rezultati qëndroi i pandryshuar me Manchester City që mori 3 pikë të rëndësishme.

Pas javës së 15-të, Manchester City kryeson Premier Leaguen me 41 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se Liverpooli që të mërkurën përballet me Burnley.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco