‘Plas’ Skandali/ Gazetari pretendon se i janë ndryshuar votat për ‘Topin e Artë’

‘Plas’ Skandali/ Gazetari pretendon se i janë ndryshuar votat për ‘Topin e Artë’

22:32, 04/12/2018

Fitimi i Topit të Artë nga Modric, nuk është pritur mirë nga futbolldashës të shumtë madje edhe analistë, që besonin se këtë çmim ende e meritojnë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

180 gazetarë nga e gjithë bota kanë votuar për çmimin e France Football i njohur si Topi i Artë, të cilin më 3 dhjetor e fitoi Luka Modric.

Gazetari nga Trinidad Tobago, Lasana Liburg ka thënë se votat e tij janë ndryshuar, dhe ato që janë publikuar nga “France Football” nuk qëndrojnë.

France Football në votat e publikuara tregon se gazetari në fjalë ka votuar për Antoine Griezmann si të parin, për të vazhduar me Salah, Ronaldo, Modric dhe Messi.

Por gazetari në reagimin e tij pretendon se ky votim duhet të anulohet, pasi sipas tij Messi duhet të jetë para Modric, Ronaldo, Salah dhe Griezmann.

Për momentin, vetëm një nga 180 gazetarët kanë reaguar për ndryshimin e votave.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco