De Piero ‘injoron’ Ronaldon: Modric e meritoi ‘Topin e Artë’

De Piero ‘injoron’ Ronaldon: Modric e meritoi ‘Topin e Artë’

20:24, 04/12/2018

Legjenda e Juventusit,Alexandro del Piero ka folur fituesin e “Topit të Artë”.

Fitimi i Topit të Artë nga Modric, nuk është pritur mirë nga futbolldashësit, që besonin se këtë çmim ende e meritojnë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Por së fundmi Del Piero ka dhënë mbështetje maksimale për lojtarin kroat.

“Luka ishte njëri nga çelësat e suksesit të Real Madridit dhe që dërgoi Kroacinë në finalen e Botërorit, prandaj është një çmim historik dhe i merituar plotësisht”, tha Del Piero.

“Kam shumë admirim për këtë gjë”, përfundoi ai.

Modric mposhti lojtarë si Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, Lionel Messi, dhe Atoine Griezmann në çmimin e “Topit të Artë”.

Modric bëhet lojtari i shtatë i Real Madridit që fiton Topin e Artë dhe i pari pas 10 vitesh që mposht konkurrencën Ronaldo – Messi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco