‘France Football’ zbulon 10 ndeshjet që i sollën Modricit triumfin në ‘Topin e Artë’

‘France Football’ zbulon 10 ndeshjet që i sollën Modricit triumfin në ‘Topin e Artë’

19:10, 04/12/2018

“Topi i Artë” ishte çmimi i tretë për Luka Modric këtë vit, pas triumfit në UEFA dhe FIFA.

Fitimi i Topit të Artë nga Modric, nuk është pritur mirë nga futbolldashësit, që besonin se këtë çmim ende e meritojnë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“France Football” sot ka publikuar një listë prej dhjetë ndeshjeve të vitit 2018 që i kanë sjellë Topin e Artë mesfushorit kroat.

Ndeshja e parë ishte ajo e 3 shkurtit, ku Real Madrid barazoi 2-2 me Levanten. Edhe pse Real dështoi ta fitonte këtë ndeshje, Luka Modric ishte më i miri në fushë.

Një tjetër ndeshje ku shkëlqeu Modric sipas revistës franceze, ishte ajo e Champions Leagues e datës 14 shkurt, ku Real Madrid mundi 3-1 PSG-në në ‘Santiago Bernabeu’.

Modric ka marrë vlerësim të lartë edhe për dy ndeshjet ndaj Bayernit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të datave 25 prill dhe 1 maj.

Ylli i Kroacisë, talentin e tij e tregoi edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit. Edhe pse ai nuk ka shënuar ose asistuar në këtë ndeshje, Modric kishte një ndikim të madh në finalen e fituar 3-1 nga Real Madrid.

Katër ndeshjet tjera që përmend “France Football”, janë ato të Kupës së Botës ndaj Argjentinës, Rusisë, Anglisë dhe Francës, ku Kroacia mori vendin e dytë në këtë kompeticion.

Loja e dhjetë është ajo e 19 shtatorit ndaj Romës në Champions League e luajtur në “Bernabeu”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco