Cungu premton: Bëjmë 4 blerje cilësore, Kukësi synon titullin kampion

Cungu premton: Bëjmë 4 blerje cilësore, Kukësi synon titullin kampion

17:44, 04/12/2018

Kukësi ndodhet 7 pikë larg Partizanit kryesues por kjo nuk e pengon presidentin e klubit verilindor Safet Gjicin që të shpresojë për triumfin në titullin kampion.

Në një prononcim për mikrofonin e “Supersportit”, Gjici ka folur edhe për merkaton duke premtuar se skuadra do të përforcohet me 3-4 lojtarë të rinj.

Merkato? “Edhe Ramadan Ndreu, edhe Nexhipi, po mundohen të gjejnë lojtarë, jo shumë, sepse kemi kufizime tani në janar. Por, 2-3 lojtarë të rëndësishëm, qoftë edhe 4, por që të bëjnë diferencën. Ne jemi gati që t’ia plotësojmë kërkesat Cungut, që ekipi të forcohet, sepse kampionati çdo javë e më shumë, sa vjen e forcohet”, tha ai.

“Ju e dini objektivin tonë, është vetëm titulli kampion! Unë besoj se ky kampionat është më i forti nga të gjithë vitet e tjera. Më përpara, kanë qenë 3-4 ekipet e para që e bënin luftën, ndërsa sivjet janë të gjitha të forta. Rasti i freskët, ku ekipi i vendit të fundit mund ekipet më lart. Edhe ne me Gjirokastrën fituam me vështirësi, apo edhe me Kamzën”, përfundoi Gjici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco