Ramos ‘qan’ për ‘Topin e Artë’: Kur do ta fitoj unë?

Ramos ‘qan’ për ‘Topin e Artë’: Kur do ta fitoj unë?

16:53, 04/12/2018

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka publikuar në Instagram disa foto me Topin e Artë të Luka Modric-it.

Ai duke bërë shaka, la të kuptohet se është duke pritur ta fitojë një herë në karrierë trofeun më prestigjioz në rangun individual.

“Dhe Topi im i Artë, kur?”, shkroi Ramos mbi fotografinë e publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Qendërmbrojtësi spanjoll ishte pjesë e listës prej 30 kandidatëve për ta fituar këtë çmim, listë kjo e zgjedhur nga redaksia e gazetës franceze, “France Football”. Pas votave të jurisë, ai përfundoi në vendin e 19-të.

Pas një dekade dominim nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, “Topin e Artë” këtë vit e fitoi Luka Modrici, i cili sezonin e kaluar e fitoi Champions Leaguen me Real Madridin, ndërsa me përfaqësuesen e Kroacisë luajti finalen e Kupës së Botës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Serxho04/12/2018 18:14

    Ti e ke fituar me kohe topin tend te arte, por ate per kasap i kolegeve te tu.

    Shto koment

    Denonco