Wanda Nara shtang të gjithë: Icardi duhet të largohet nga Interi, ja arsyeja!

Wanda Nara shtang të gjithë: Icardi duhet të largohet nga Interi, ja arsyeja!

16:41, 04/12/2018

Agjentja dhe njëkohësisht gruaja e Icardit, Wanda Nara thotë nëse bashkëshorti i saj mendon të fitojë “Topin e Artë” duhet të largohet nga Interi.

Icardi ka qëndruar besnik ndaj Interit, pavarësisht se prej kohësh Real Madridin dhe Manchester Unitedin po kërkojnë të nënshkruajnë me sulmuesin argjentinas, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Tashmë e ardhmja e sulmuesit vihet paksa në dyshim, pavarësisht se ai e ka bërë të qartë se nuk e kërkon largimin nga “Giuseppe Meazza”.

“Për momentin ai ndjehet shumë mirë me ngjyrat e Interit, në qoftë se vjen dita kur ai ëndërron një çmim, ndoshta do të jetë koha për të ndryshuar skuadrën. Bëhet fjalë për “Topin e Artë” pasi një lojtar i Interit nuk e fiton dot atë”, tha ajo për Tiki Taka.

“Ai nuk po mendon për “Topin e Artë”, por kur të jetë koha për atë çmim do ta them menjëherë. Nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se duhet të luash në Spanjë për ta fituar atë çmim”, përfundoi Wanda.

Syri.net / Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco