Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ronaldo me Messin bashkohen në ‘Santiago Bernabeu’. Arsyeja

Ronaldo me Messin bashkohen në ‘Santiago Bernabeu’. Arsyeja

15:50, 04/12/2018

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë të pranishëm në “Santiago Bernabeu” për të ndjekur supersfidën midis River Plate dhe Boca Juniors, e cila do të zhvillohet më 9 dhjetor.

Sipas asaj që raporton e përditshmja “AS”, sulmuesi argjentinas tashmë i ka prerë biletat që Federata i ka dhënë atij, ndërsa portugezi i ka kërkuar te ish-klubi Los Blancos.

Do të jetë hera e parë që luzitani do të kthehet në mitikun ku fitoi gjithçka, para se të largoheshe për te Juventusi.

Ndërkohë Florentino Perez do të dëshirojë që të ulet së bashku në shenjë nderimi me dy lojtarët më të mirë në botë.

Ndërsa, Federata Argjentinase e Futbollit ka rënë dakord që t’u japin një respekt të privilegjuar Messit dhe Ronaldos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco