Barcelona nuk fal në shtëpi, 2 gola Villarrealit për t’u ngjitur në krye të La Ligës

Barcelona nuk fal në shtëpi, 2 gola Villarrealit për t’u ngjitur në krye të La Ligës

20:28, 02/12/2018

Ka përfunduar ndeshja midis Barcelonës dhe Villarrealit, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit spanjoll.

Katalanasit e drejtuar nga trajneri Ernesto Valverde arritën të kalonin në avantazh që në pjesën e parë të lojës me Gerard Pique, i cili shënoi një gol të bukur me kokë pas një krosimi të Osman Dembele.

Barcelona vazhdon me dominimin edhe në pjesën e dytë dhe arritën që të shikonin veten në epërsinë e dy golave vetëm në minutën e 87-të, ku i riu Karels Alena shënon pas një asisti të Lionel Messit.

Kështu Barcelona merr përkohësisht vendin e parë dhe është në pritje të ndeshjes midis Alaves dhe Sevilla, e cila nis në orën 20:45.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco