Zhgënjen Lazio, nuk mund dot as vendin e fundit

Zhgënjen Lazio, nuk mund dot as vendin e fundit

20:08, 02/12/2018

Ka përfunduar ndeshja e luajtur ditën e sotme midis Chievos dhe Lazios, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Inzagi e nisi në një mënyrë jo të mirë ndeshjen duke u gjendur në disavantazh që në minutën e 25-të.

Me rezultatin 1-0 mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën bardhekaltrit kërkuan me ngulm që të gjenin përmbysjen, por arritën që të shënonin vetëm golin e barazimit në minutën e 66-të me Çiro Imobilen.

Kështu skuadra laciale lejon Milanin që të shijojë “Zonën Champions”, ku kuqezinjtë fituan me përmbysje sot 2-1 përballë Parmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco