VIDEO/ Kjo gafë e portierit nderon Liverpoolin, fitore me fat në minutën e 96-të

VIDEO/ Kjo gafë e portierit nderon Liverpoolin, fitore me fat në minutën e 96-të

19:17, 02/12/2018

Liverpooli fitoi derbin e qytetit ndaj Evertonit, i vlefshëm për javën e 14-të të Premierligës, shkruan Syri.net.

Gafa e pafalshme e portierit të Evertonit, Pickford, (portieri i Kombëtares së Anglisë) bëri që “The Reds” të festojnë në minutën e 6-të shtesë, pasi Origi vetëm sa e shtyu topin në rrjetë.

Ishte aksioni i fundit, Van Dijk gjuan një top pa asnjë pretendim, Pickford ngatërrohet në tentativën për ta zotëruar, teksa i shpëton nga duart.

Pasi topi përplaset në traversë, aty vjen menjëherë Origi që me kokë e dërgon në rrjetë, për t’i dhënë fitoren me fat Liverpoolit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco