Çudi në Itali, klubi i njohur shitet 10 euro

Çudi në Itali, klubi i njohur shitet 10 euro

18:59, 02/12/2018

Një nga skuadrat më të respektuara në Itali viteve të fundit, Palermo, është shitur për 10 euro.

Skuadra siçiliane ka njoftuar për ndërrim pronarësh, me Maurizio Zamparini që ka vendosur të shesë skuadrën për 10 euro te një kompani në Londër.

Negociatat kanë qenë në një fazë të avancuar muajin e kaluar, dhe në dy ditët e fundit edhe është arritur marrëveshja.

Pronarët e rinj sipas marrëveshjes detyrohen të paguajnë borxhin prej 22 milionë euro që ka kjo skuadër.

Zamparini ishte në krye të Palermos që nga viti 2002, dhe në këto vite kishte arritur suksese të mëdha me këtë klub.

Kujtojmë se nga Palermo janë dalë emra të mëdhenj viteve të fundit, si Havier Pastore, Edinson Kavani dhe Paulo Dibala.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco