VIDEO/ Kastrioti dhe Kamza bëjnë surprizë në Superiore

VIDEO/ Kastrioti dhe Kamza bëjnë surprizë në Superiore

16:18, 02/12/2018

Ka jetë edhe për Kastriotin. Krutanët bënë surprizën e madhe në javën e 15-të të Kategorisë pasi mposhtën 1-0 në Fushë-Krujë në stadiumin “Redi Maloku”, Flamurtarin e Ilir Dajës.

Në një terren shumë të rënduar dhe që nuk ngjan aspak me një stadium që luhen ndeshjet e Superiores, vendosi një gol i bukur i realizuar në pjesën e parë me një goditje fluturimthi nga mesfushori i talentuar Henri Ogebugu.

20-vjeçari nigerian i cili luan te Kastrioti në formë huazimi nga Partizani me finalizimin e tij në minutën e 32-të i dha 3 pikë të arta Kastriotit që i larguan krutanët nga vendi i fundit.

Me këtë sukses skuadra e Nicës la pas Kamzën në renditje, ndërkohë që Flamurtari humbi akoma më shumë terren me këtë disfatë të papritur.

Mori pikën e parë në krye të Kamzës, Ernest Gjoka. Skuadra nga periferia e kryeqytetit ndali Laçin në një barazim pa gola duke marrë një pikë shumë të vlefshme në një ndeshje të cilën Kamza pati shanse edhe për ta fituar.

Kurbinasit me këtë humbje mbetën në vendin e 5-të të renditjes dhe tashmë ndodhen pas Kukësit, ndërkohë që Kamza pavarësisht se iu rikthye rezultateve pozitive pas 4 humbjeve radhazi, zbritën në vendin e fundit me vetëm 9 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco