Përfundon ndeshja Wilder-Fury, ja kush është kampion bote

Përfundon ndeshja Wilder-Fury, ja kush është kampion bote

09:25, 02/12/2018

Deontay Wilder dhe Tyson Fury kanë diskutuar titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë divizioni ËBC, që pas ndeshjes që përfundoi mbrëmë në barazim i mbetet Wilder-it.

Nokauti në raundin e fundit ishte vendimtar për këtë takim pasi Fury ishte para me pikë.

Në njërin prej ndeshjeve më të forta në kategorinë e rëndë ndër vite, britaniku u rrëzua në rundin e nëntë dhe edhe një herë tjetër në mënyrë brutale në të 12-in, por disi u çua në këmbë dhe i mbijetoi dy minutave të mbetura. 

Fury me sukses i shmangi goditjet e fuqishme të Wilderit, duke treguar aftësitë e tij që e bënë atë të famshëm para se të largohej nga ringu për 30 muaj. Britaniku e shijoi boksin mes rundeve.

Por, në rundin e 12-të, ai u shtri për toke pas një kombinimi fantastik të amerikanit. Furz mezi u çua në këmbët e tij për ta përmbyllur takimin, i cili mbaroi me barazim 115-111 për Wilder, 114-112 për Furyn dhe 113-113. 

Të dy boksierët ndien se e kishin fituar këtë ndeshje dërrmuese me kohëzgjatje 36 minuta.

Ata u duken të gatshëm për të pasur një tjetër takim, dhe duket se ka mbetur vetëm të përcaktohet data e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco