Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ronaldo 5 gola larg rekordit historik

Ronaldo 5 gola larg rekordit historik

23:36, 01/12/2018

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është vetëm pesë gola larg ta shkruajë historinë e futbollit.

Superylli portugez ka shënuar 45 gola dhe 12 asiste deri tani këtë sezon, nga të cilat 39 gola dhe 11 asiste për klubet (Real Madridin dhe Juventusin) dhe 6 gola dhe 1 asist për kombëtaren e Portugalisë.

Nëse Ronaldo ia del t’i shënojë edhe 5 gola në 6 ndeshjet e radhës për klubin e tij Juventusin, atëherë portugezi do të bëhet lojtari i parë në histori që i shënon 50 gola brenda një viti për 8 vite radhazi.

Gjashtë ndeshjet e radhës të Ronaldos janë ndaj kundërshtarëve të Serisë A, përveç njërës, asaj në Ligën e Kampionëve. Roma, Inter, Young Boys [Champions], Torino, Atalanta dhe Sampdoria, janë kundërshtarët e Juventusit gjatë muajit dhjetor.

Nëse Ronaldo i shënon pesë gola në këto gjashtë ndeshje, atëherë 5 herë fituesi i Topit të Artë do të vendosë një rekord historik në karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco