Real Madrid rikthehet tek fitorja, mposht Valencian

Real Madrid rikthehet tek fitorja, mposht Valencian

22:47, 01/12/2018

Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 përballë Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në la Liga.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Daniel Wass në portën e tij, për t’i dhënë avantazhin “Los Blancos”.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse ishte Bale mund ta dyfishonte rezultatin, por Neto bëri një pritje spektakolare.

Në fraksionin e dytë të lojës vendasit shtuan presionin por vetëm në minutën e 83’ shënuan gol me anë të Lucas Vazquez i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtarë.

Me këtë fitore Real ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 23 pikëve, me 3 pikë më pak se Sevilla kryesuese dhe dy më pak se Barcelona e vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco