Atletico Madrid kërkon Hazard

Atletico Madrid kërkon Hazard

09:48, 01/12/2018

Atletico Madrid është e interesuar për të nënshkruar me ‘yllin’ e ekipit të Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard, sipas SportBild.

25-vjeçari është kthyer në lojtarin kryesor tek ekipi gjerman ku në 12 ndeshje ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë pesë asiste.

Falë paraqitjeve të mira ai ishte titullar edhe me Belgjikën në takimin e humbur 5-2 ndaj Zvicrës ku të dy golat u shënuan nga ai.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2020 dhe klubi është i interesuar për të dëgjuar oferta, ku në garë është edhe Dortmund.

/Syri.net/A.P/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco