Lojtari shqiptar zyrtarizon largimin nga klubi grek

Lojtari shqiptar zyrtarizon largimin nga klubi grek

23:08, 30/11/2018

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, që aktivizohej me klubin grek të AEK Athens, Astrit Ajdareviç, i ka dhënë fund aventurës me këtë klub.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët në intervistat e dhëna nga lojtari, por edhe nga përplasjet që kishte pasur me presidentin e ekipit, Ajdareviç ka zyrtarizuar largimin ditën e sotme.

Me anë të një statusi në rrjetin e tij Instagram, Astrit Ajdareviç, shpreh mirënjohjen për klubin e AEK.

Ai thotë se emri i tij do të jetë i lidhur gjithmonë si kampion me këtë klub, ndërkohë që i uron skuadrës vetëm suksese.

“Jam i lumtur dhe mirënjohës që kam marrë kaq shumë dashuri në kohë të mira dhe të këqija. Emri im do të lidhet gjithmonë si një kampion me AEK dhe ky klub do të jetë përgjithmonë pjesë e jetës time.

Faleminderit të gjithë njerëzve që janë përfshirë në jetët tona në dy vitet e fundit. Unë jam munduar gjithmonë të jap më të mirën time në fushë dhe jashtë saj. Familja Ajdareviç i falënderon të gjithë”, shprehet Ajdareviç.

E ardhmja e futbollistit ende nuk dihet, por pritet që ai të rikthehet në Suedi, aty ku ka familjen e tij. Më herët Ajdareviç është grumbulluar edhe nga ekipi ynë kombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco