Gattuso kritikon Federatën Italiane për kalendarin e ngjeshur në Serie A

Gattuso kritikon Federatën Italiane për kalendarin e ngjeshur në Serie A

22:08, 30/11/2018

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, foli për “MilanTV” në lidhje me kalendarin e ngjeshur të Serie A, duke kritikuar Federatën.

Milani do të luajë kundër Parmës në mesditën e së dielës (12:30), vetëm 2 e gjysmë ditë pas sfidës së Europa League me Dudelange.

“Është absurde të luajmë në mbrëmjen e së enjtes dhe pastaj të luash aq herët të dielën. Nuk dua të nxis diskutime, por thjesht nuk e kuptoj vendimin. Megjithatë, ne do të jemi atje për të luftuar, nuk dua të bëj asnjë justifikim pasi ne jemi më të fortë se Parma”, u shpreh Gattuso.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco