Interi rrezikon kualifikimin, Spalleti shpreson te Barcelona: Nuk besoj se do të tolerojë

Interi rrezikon kualifikimin, Spalleti shpreson te Barcelona: Nuk besoj se do të tolerojë

23:40, 28/11/2018

Trajneri i Interit analizon disfatën ndaj Tottenhamit në “Wembley”, që rrezikon kualifikimin nga grupi në Ligën e Kampioneve.

Zikaltrit janë mposhtur 1-0 në Londër pas golit të Eriksen në fund të takimit dhe tani nuk e kanë në dorën e tyre kualifikimin.

“E dinim që do të ishte e vështirë, kemi sakrifikuar, ruajtëm pozicionet tona në fushë dhe nuk vuajtëm aq shumë. E pësuam nga një aksion personal i Sissokos.

A jam i zhgënjyer? Ekipi bëri atë që duhet të bënte, por ndonjëherë nuk përdori personalitetin që ka, vetëm disa minuta para golit të tyre ne kishim një mundësi të mirë me Perisic. Mund të kishim guxuar më shumë”, është deklarata e spallettit pas ndeshjes.

“Kualifikimi? Nuk e di se çfarë do të bëjë Barcelona, por jam i bindur se në këto nivele nuk ka lëshime”, tha tekniku i zikaltërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco