Klubi grek përjashton lojtarin e Kombëtares shqiptare

Klubi grek përjashton lojtarin e Kombëtares shqiptare

19:18, 28/11/2018

Mesfushori shqiptar, Astrit Ajdareviç, i cili është pjesë e klubit të AEK-ut në Greqi, duket se nga janari do të duhet të gjejë një klub tjetër.

28-vjeçari, i cili ka qenë i grumbulluar në vitin 2017 nga Panucci në Kombëtare, ka pasur një zënkë me presidentin e ekipit grek, Dimitris Melisanidis.

Vetë numri një i klubit, e ka kritikuar Ajdareviç për formën e tij të dobët, duke e nxjerrë edhe nga dhomat e zhveshjeve, duke mos e lejuar kështu të jetë pjesë e ekipit të parë.

Palët tani po mendojnë mbylljen e kontratës, dhe Ajdareviç me siguri nga janari do të jetë pjesë e një klubi të ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco