Napoli gjen zëvendësuesin e Hysajt, shkodrani drejt këtij klubi të madh

Napoli gjen zëvendësuesin e Hysajt, shkodrani drejt këtij klubi të madh

18:20, 28/11/2018

Duket se e ardhmja e lojtarit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysajt, është gjithnjë e më larg skuadrës së Napolit.

Këtë e pohojnë edhe mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se lojtari po pret thirrjen e trajnerit Sarri për t’u transferuar te Chelsea.

Teksa një largim është i mundshëm, edhe skuadra e Napolit sigurisht që po merr masat për të gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit shkodran.

Skuadra italiane tashmë e ka gjetur dhe bëhet fjalë për lojtarin e Manchester United, Mateo Darmian.

Italiani ka luajtur shumë pak te "Djajtë e Kuq", duke qenë se trajneri Mourinho preferon më shumë Ashley Young.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco