‘Kemi vite që nuk fitojmë një derbi’. Halili mbledhje me bardheblutë

‘Kemi vite që nuk fitojmë një derbi’. Halili mbledhje me bardheblutë

17:46, 28/11/2018

Nga stërvitja e Tiranës në “Skënder Halili”, në një prononcim për Supersport, është presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili ka deklaruar se këtë radhë, më shumë se kurrë të luajnë për ta fituar këtë derbi në një situatë delikate.

Presidenti Halili ka zhvilluar edhe një mbledhje me lojtarët, ku u ka kërkuar bardhebluve një fitore të premten ndaj Partizanit.

Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme me Partizanin. Kemi vite që nuk fitojmë një derbi. Unë jam i qetë. Fitorja do të ishte një gjë shumë pozitive për skuadrën. Kampionati është i gjatë, por tani nuk ka më kohë. Shpresoj që çunat të bëjnë diçka të tillë”, u shpreh Halili. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco